I burgosuri në Drenovë tenton të djegë qelinë, dyshimet
Një shtetas i dënuar me burg ka tentuar ti vërë flakën qelisë së tij, këtë të hënë.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Drenovës. Burimet bëjnë me dije se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut me një çakmak të cilin e përdorte për të ndezur cigaret. Ai është ndaluar nga punonjës të burgut dhe ngjarja nuk është përshkallëzuar më tej.
Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq, raportohet se aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip