I akuzuar për korrupsion, shtyhet gjyqi për kardiologun Edvin Prifti
Eshtë shtyrë seanca gjyqësore, që ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë në GJKKO për kardiologun Edvin Prifti.
Mësohet se seanca është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori.
Mjeku Prifti akuzohet për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, në 7 (shtatë) raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Pas hetimeve, SPAK provoi se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë para nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip