logo
Historia përsëritet, krimi i gjyshes së Hygertës në vitin 2010

Historia përsëritet, krimi i gjyshes së Hygertës në vitin 2010

26 Shkurt, 2024
14:40

Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.

Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortes së Pëllumb Metës, ka vrarë para 14 vitesh vjehrrën e saj dhe ka plagosur burrin.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori çiften dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën.

Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Alfred Cako bën parashikimin: Ja kush do e fitojë Big Brother VIP
lexo artikullin