Hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës, goglat vënë përballë rivalët për titullin në Superiore
Është hedhur këtë të martë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për dy çiftet gjysmëfinalistet të Kupës së Shqipërisë.
Goglat kanë vënë përballë Egnatian me Vllazninë, dy rivalë edhe për titullin në Kategorinë Superiore, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e parë dhe të dytë në tabelën e renditjes. Çifti tjetër gjysmë-finalist është ai mes Tiranës dhe Kukësit, ekipi surprizë që eliminoi Partizanin.
Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.
Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:
Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)
Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip