TIRANË– Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër sekuestros së telefonit.
Më datë 4 janar, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Kryemadhit për t’i kthyer telefonin, kështu deputetja i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.
Shqiptarja.com ka mësuar se telefoni iphone i deputetes Kryemadhi është sekuestruar në kuadër të hetimeve të SPAK për lobimin e LSI-së në SHBA.