logo
Hazrollaj merr çmimin “Ylli i Javës”

Hazrollaj merr çmimin “Ylli i Javës”

4 Mars, 2024
12:42

Sulmuesi i krahut, Drilon Hazrollaj është shpallur futbollisti më i mirë për xhiron e 23-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Hazrollaj, i cili është pjesë e skuadrës së Malishevës është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit të Kosovës.

Ky çmim ndahet për lojtarin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro, ndërsa vlerësimin e më të mirit e bën një komision i veteranëve të futbollit.

Hazrollaj pati paraqitje fantastike në fitoren 3:2 të Malishevës në udhëtim te skuadra e Gjilanit. Në fakt, Hazrollaj ia siguroi këtë fitore Malishevës pasi shënoi “hat-trick” për ta mbajtur ekipin e tij në garë për dalje në Evropë. Për Hazrollajn, kjo është hera e tretë që shpallet më i miri i xhiros, ndërsa ka thënë se ndihet shumë krenar për këtë vlerësim.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

20-vjeçari këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 7 asistime në 22 paraqitje në kampionat. Aktualisht, Malisheva zë vendin e katërt në Superligë me 41 pikë të tubuara, dy më pak se Drita që renditet e treta.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Larry Thomas shpallet “MVP i Javës”
lexo artikullin