Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga sulmi terrorist serb në Banjskë në veri të Kosovës, ende s’ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Deri më tani, përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e këtij sulmi e ka marrë krimineli serb, Milan Radojeçic, për të cilin edhe Interpoli ka lëshuar flet arrest ndërkombëtar me kërkesën e shtetit të Kosovës.
Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, qëllimi kryesor i këtij sulmi terrorist ishte destabilizimi i Kosovës përmes dhunës, vrasjeve dhe terrorit.
“Ajo ngjarje ishte një akt si në filmat horror. Vetë Radoiçic, asokohe nënkryetar i Partisë Lista Srpska, drejtoi grupin prej disa dhjetëra kriminelësh me qëllim destabilizimin e Kosovës përmes vrasjeve dhe terrorit. Radoiçic ka pranuar, sipas presidentit të Serbisë, se ishte ideatori dhe udhëheqësi i atij grupi terrorist. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka dhënë prova filmike, me foto dhe me materiale e dokumente pa fund, me të cilat ajo ka provuar jo vetëm faktin se ngjarja e Banjskës e para pesë muajve ishte akt i pastër terrori, që përfundoi me vrasjen e policit të Kosovës dhe vrasjen edhe të tre terroristëve. Autoritetet e Kosovës kanë provuar plotësisht se këtë grup të strukturuar terrorist e drejtonte politikani i lidhur me Vuçiq, Radoiçiq” – deklaroi Bytyçi, por duke shtuar edhe se “Dokumentet dhe provat, të cilat institucionet e sigurisë i kanë dërguar në Bruksel e Uashington, kanë brenda tyre fakte të pakundërshtueshme se përveç ekzekutorëve ideatorë, financues dhe furnizues me logjistikë, armë, ekspertë dhe trupa speciale nga Serbia ishin BIA serbe dhe presidenti Vuçic”.
“Ne i kemi parë me sytë tanë armët e shumta e moderne që u përdorën dhe u zbuluan në shtëpinë e Zotit të popit serb. Të përdorësh kishën si depo armatimi për të bërë terror, këtë e panë me sytë e tyre ndërkombëtarët dhe shqiptarët edhe pas ikjes së Milosheviçit. Por ja që Serbia nuk defashistizohet edhe pse Hitleri i Ballkanit ka shkuar te të shumtët” – theksoi profesori I njohur, duke shtuar se pavarësisht sigurimit të të gjitha fakteve, ne Kosove nuk eshte ngritur asnje aktakuzë për sulmin terrorist serb.