logo
Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Peleshi: Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, të përgatitemi!

Hapet baza e NATO-s në Kuçovë/ Peleshi: Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, të përgatitemi!

4 Mars, 2024
13:41

Është inaguruar këtë të hënë baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë. Tre dronët e armatosur Bayraktar, ‘TB2’ të blerë në Turqi do të bëjnë sot fluturimin e parë.

Fjalën hapëse të ceremonisë e mbajti minstri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e cilësoi bazën e Kuçovës si pikë strategjike të NATO-s dhe rajonit. Sipas tij, gjithçka pritet nga fronti i lindjes dhe duhet të jemi të përgatitur në bashkimin e forcave dhe kapaciteteve mbrojtëse.

“Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim  të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë, fluturuan mbi qiellin e Kuçovës

Një vendi i vogël si Shqipëria, ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, Kuçova do shërbejë si bazë kryesore për forcat tona ajrore, vëmendja dhe investimet s’do reshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze. Helikopterët Black Hock dhe dronët Bajraktar janë aktualisht në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimet në bazë. Numri do shtohet ndjeshëm në të ardhmen. Baza ka kapacitet për përballjen me fatkeqësitë natyrore. Pozicioni gjeografik mund ta ktheje këtë vend në një nyje lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit. Kemi plane edhe për Porto Romanon.

Jo më larg se dy vite më parë nuk e kishim menduar se Europa do përballet me një agresion të tillë siç po ndodh me agresionin rus në Ukraine. Gjithçka pritet nga fronti i lindjes, duhet të jemi të përgatitur në bashkimin i forcave dhe bashkimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Nuk ka kombe të mëdhenj dhe të vegjel. Vlen më shumë dëshira për të mbijetuar dhe dinjiteti.” tha Peleshi.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Pas Berishës, GJKKO shtyn seancën edhe për Malltezin
lexo artikullin