logo
Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për të gjithë rajonin!

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Peleshi: Aset për të gjithë rajonin!

4 Mars, 2024
12:03

Ditën e sotme është hapur baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo bazë është një aset, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Në ceremoninë ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e diplomatë dhe përfaqësues të aleancës, Peleshi shtoi se baza ajrore do të jetë një pikë strategjike, në funksion të NATO-s në operacionet e paqes, por edhe në përballjet me fatkeqësitë natyrore.

Kjo bazë ka infrastrukturë moderne me helikopterë e dronë të armatosur dhe avionë luftarakë të Aleancës, e cila i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.

Ajo do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës. Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bardhi për Sarën: “Nëna e fëmijëve të mi!”
lexo artikullin