logo
“Hallva e vdekjes”/ Erjola: Ilnisa më ka lënduar aq keq sa nuk mendova pasojat

“Hallva e vdekjes”/ Erjola: Ilnisa më ka lënduar aq keq sa nuk mendova pasojat

3 Mars, 2024
11:18

Në Prime-n e sotëm u diskutua një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Big Brother, ajo e hallvës së vdekjes që Erjola bëri për Ilnisën.

Erjola tregoi edhe njëherë arsyet që e çuan në këtë vendim. Ndërsa Ilnisa e konsideroi një veprim shumë të rëndë.

Erjola: Që në rastin kur kam patur debatet me të, kam pasur një peng në shpirt, dhe u tejkalua kur Meritoni lejoi të ngriheshin dyshime mbi flirtime të mia me të, la të kuptohej që mund të ishte i vërtetë, dhe prandaj bëra një kalkulim, të afrohesha me të. Doja shumë hakmarrjen, atë që më bëri me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve, e doja lëndimin që ajo më ka bërë mua, t`ja ktheja. Se ajo është e ligë. Doja t`ja ktheja edhe sikur të dilja që sot nga Big Brother. E di se çfarë mund të kem shkaktuar, po asnjë nuk e di se sa ajo më ka lënduar. Ajo ka qenë me bukë në gojë kur ka përmend Zotin. Kisha ditë që e mendoja, që me tiganin. Më ka lënduar, kaq.

Meritoni: Lidhur me flirtimin, 5 minuta më herët i kisha thënë që jemi shokë e kjo dihet, po kur më bërtiti në vesh, unë u stepa dhe e lashë fare.

Erjola: Thuaja Ilnisës, që do të hapi telenovela, që të mbajë lojën hedh helm

Ilnisa: Kjo ishte shumë e rëndë, por ai që më befasoi më shumë ishte Juli. Ishte baraz me lojën e pisët të Ledjonës, dhe kjo është treshja Erjola-Ledjona-Juli, Juli nuk më tha asgjë për hatër të një raporti që kemi pasur.

Romeo: Situata ka qenë e rëndë, ngjarja e hallvës ishte vaki në shtëpi, sa do lojë nuk do mbyllej bukur me hallvë. Vë të tjerët të hanë hallvën e dikujt dhe i vë në lojë të tjerët, kjo është të vendosësh duart në kokë. Këtu, për hir të lojës shkohet edhe në këto nivele, shqetësojnë familjarë. Plani ishte i Ledjonës dhe Julit

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gaza, një armëpushim i mundshëm mund të ndodhë brenda 24- 48 orëve!
lexo artikullin