Gruaja në Berat i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë – EMRI
Një 54-vjeçare nga Berati i ka dhënë fund jetës këtë të mërkurë, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës.
Bëhet fjalët për shtetasen Bukurie Sherifi, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe një javë kishte që ishte kthyer nga Spitali Psikiatrik.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj”, ku Sherifi jetonte bashkë me të motrën. Kjo e fundit mësohet se nuk ka qënë në banesë në momentin që 54-vjeçarja është vetëhedhur nga ballkoni.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip