logo
Grabitën banesën në Elbasan, arrestohet një prej autorëve, tjetri në kërkim

Grabitën banesën në Elbasan, arrestohet një prej autorëve, tjetri në kërkim

1 Mars, 2024
12:55

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese në lagjen “Partizani”.

Në pranga u vu një 32-vjeçar, teksa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar.

Dyshohet se ata kanë vjedhur në banesë disa pajisje.

Ndërkaq nisi procedim gjendje të lirë për një 28-vjeçar i cili bleu këti pajisje.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas denoncimit për vjedhje në një banesë në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan autorët e rastit, kapën dhe vunë në pranga njërin prej tyre, shtetasin E. B., 32 vjeç, si dhe po punojnë për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. L., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan.

2 shtetasit, dyshohet se më datë 28.02.2024, kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S.

Shërbimet e Policisë gjetën pajisjet e vjedhura, të cilat ishin blerë nga shtetasi D. K., 28 vjeç. Për këtë arsye, për 28-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Aksident i frikshëm te “Brryli”, përplasen dy makina, njëra ia fut dhe kangjellave e pemës
lexo artikullin