logo
Gjokutaj për rastin e Gjokajt: Reforma s’ka funksionuar, do dalin raste të tjera

Gjokutaj për rastin e Gjokajt: Reforma s’ka funksionuar, do dalin raste të tjera

5 Mars, 2024
2:48

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me arrestimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi – e cila është njëkohësisht gjyqtare e cështjes së Fredi Belerit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha- tha se fakti që kjo gjyqtare kaloj vettingun, do të thotë se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Sipas Gjokutajt ne nuk posedojmë filtra të mira dhe pas këtij rasti do të dalin dhe raste të tjera.

“Fakti ekziston është i vërtetë dhe i dokumentuar. Përbën shqetësim ky? Mund të jap një vendim një person i dënuar? Problemi është te reforma në drejtësi se si gjyqtarja Irena Gjoka mund ta kenë kaluar shumë të tjerë. Kjo do të thotë që nuk kemi filtra të mirë. E ka bërë mazhoranca si ka dashur Reformën në Drejtësi. Nuk është rastësi që po dalin këto raste dhe do dalin edhe të tjera. Njerëz me gjurmë gishtash në Greqi që bëjnë kërdinë në sistemin e drejtësisë nuk duhet të jenë aty”, tha Gjokutaj.

Lexo edhe:

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sejamini: KLGJ duhet të shpëtojë dinjitetin e vetë dhe të shkarkojë Irena Gjokën
lexo artikullin