logo
GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

5 Mars, 2024
9:46

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr sot vendimin për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave. Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën që u mbajt më 28 shkurt kërkuan pafajësi.

Mbrojtja e Belerit lexoi për më shumë se 3 orë konkluzionet e saj, ku avokati Geni Gjyzari përmblodhi të gjitha pretendimet e tij në 54 faqe. Fokusi ishte tek provat ku kërkoi pavlefshmëri dhe mos marrjen parasysh nga gjykata të të gjitha përgjimeve e vëzhgimeve që janë bërë nga Prokuroria e Vlorës, Policia dhe më pas SPAK.

Beleri nga ana tjetër i cilëson akuzat dhe arrestimin e tij politik. Ai ka ngritur gishtin e akuzës nga kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se nuk do që ta lejojë të marrë detyrën si kryebashkiak i Himarës, për shkak të interesave që kreu i qeverisë ka për pronat në bregdet.

Beleri u arrestua në ambientet e lokalit të tij në Himarë 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Disa ditë më parë, ai ishte vënë në qendër të sulmeve të ashpra verbale nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Arrestohen 3 hajdutët, grabitën kasafortën e një biznesi në Sauk, zbulohet shuma e vjedhur
lexo artikullin