Gjigandi që po synon Mourinho
Portugezi i thekur pretendon se nën drejtimin e tij do të vazhdojë dominimi i bavarezëve në Bundesligë, ndërkohë që ka garanci për sukses edhe në Europë.
Nuk vonoi shumë që në media të mbërrinte përforcimi i parë që 61-vjeçari do të sjellë në ndonjë klub, pasi raportohet se ka një marrëveshje të tillë me largimin nga Roma.
Më saktë, Paulo Dybala po përmendet gjithnjë e më shumë në kuadrin e përforcimeve me të cilat trajneri legjendar do të nisë epokën e tij në Allianz Arena, duke qenë se është përgjegjësi më i madh për ardhjen e tij në Olimpico.
Dybala do të jetë i disponueshëm me një çmim promocional edhe këtë verë dhe nuk ka dyshim se ai është lojtari i klasit botëror që nevojitet shumë në sulmin e një skuadre të cilës titulli kampion vendas po i rrëshqet nga duart pas 11 vitesh.
Futbollisti argjentinas luan në pozicionin pas sulmuesit, ndërsa për Bayernin është një lajm i mrekullueshëm që mund të menaxhojë edhe në krahun e djathtë, ku prej kohësh ka një problem të madh si në rotacion, ashtu edhe në cilësinë e futbollistëve në atë pozicion.
Sa i përket Mourinhos, në rast se do të marrë përsipër Bayernin (shanset janë shumë të mëdha për momentin), ai do të përfundojë angazhimin e tij në secilën prej ligave më të forta në Evropë, raporton AM Sport. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip