Gërryente shtratin e lumit Vjosa për të nxjerrë inerte, e pëson 52-vjeçari në Vlorë
Një 52-vjeçar, me detyrë përgjegjës në një firmë, është proceduar penalisht nga policia pasi kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me qëllim marrjen e inerteve.
Në vendin e quajtur “Ura e Poçemit” në Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.
Policia sekuestroi 2 mjetet (skrap dhe kamion) të kësaj firme, që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. C., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i punimeve të një firme, sepse në vendin e quajtur “Ura e Poçemit”, Rexhepaj, Selenicë, janë konstatuar një skrap i kësaj firme që përdorej për gërryerjen e shtratit të lumit Vjosa dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip