Gazi pendohet, kërkon ndjesë publike për zënkën me Julin
Të ftuar sot në emisionin “Big Brother Fan Club” ishin Gazmend Ujkashi dhe vëllai i Julit, Mario Deda. Dyshja ishin vënë përballë njëri-tjetrit për të diskutuar rreth krisjes së miqësisë mes Julit dhe Gazit brenda BBV3:
Mario: Unë besoj që Juli nuk e lëshon Gazin. Gazi duhet të pranojë që ka bërë gabim me Julin. Për mendimin tim gazi po ndërron trajektoren dhe po kupton se ka bërë gabim.
Nga ana tjetër opinionistja Ina Kollçaku e komenton kështu situatën:
Mua më pëlqen loja e julit. E ka mbrojtjen më të mirë se sulmin. Juli e mori dhe e zbërtheu mirë lojën e Gazit, po i tregonte se është shumë e thjeshtë të ndryshohet argumenti i Gazit.
Gazi: Unë e kam zbërthyer Julin atë ditë, jo Juli mua. Unë nuk ndryshova mendim që takova Marion, por e kam për detyrë të kërkoj ndjesë nëse çështja del jashtë Big-ut.
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip