Gaza: kështu u vranë tre ushtarë izraelitë
Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe 14 si ata të tjerë u plagosën, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë të minuar në zonën Khan Younis.
Ushtarët po tentonin të bastisnin ndërtesën dykatëshe, e cila ishte e mbushur me mjete shpërthyese brenda dhe jashtë ndërtesës, sipas një hetimi fillestar të IDF.
Forcat që kanë hyrë në ndërtesë janë goditur nga dy mjete shpërthyese, duke lënë të bllokuar brenda dy ushtarë. Njësia e Kërkimit dhe Shpëtimit 669 e Forcave Ajrore u dërgua më pas në vendngjarje.
Brigada Al-Qassam njoftoi se ka kryer një aksion të ngjashëm. “Ne hodhëm në erë një shtëpi që ishte para-mbjellur me mina nga dy pajisje kundër personit në një njësi këmbësorie prej 7 ushtarësh të ushtrisë pushtuese dhe i lamë të vdekur dhe të plagosur në zonën e Al-Satar, në veri të Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës”.
Ndërsa ushtria izraelite vijon të shkaktojë msakra në civilë, viktima kryesore gra e fëmijë, përballë rezistencës palestineze, aty ku burrat duhet të luftojnë me burra, po sfidohet rëndë. Ndaj dhe vrasjet gjakftohta që u bën civilëve ngjajnë me një hakmarrje ndaj disfatave që po pëson nga burrat përballë, rezistenca palestineze.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip