logo
Futbollisti i njohur Romeo Beckham konfirmon ndarjen nga modelja pas 5 vitesh së bashku

Futbollisti i njohur Romeo Beckham konfirmon ndarjen nga modelja pas 5 vitesh së bashku

26 Shkurt, 2024
14:03

Futbollisti Romeo Beckham ka zbuluar mse është ndarë nga e dashura e tij Mia Regan pas pesë vitesh së bashku.

Djali 21-vjeçar i ish-kapitenit të futbollit të Anglisë, David Beckham dhe stilistes Victoria Beckham, ka qenë në lidhje me modelen që nga viti 2019.

Pas spekulimeve që qarkulluan, Romeo konfirmoi se ishin ndarë në një postim në Instagram.

Krahas një fotoje me njëri-tjetrin ndërsa ishin në një shëtitje në fshat, ai shkroi: “Unë dhe Mooch u ndamë pas 5 vitesh. Ne kemi ende shumë respekt për njëri-tjetrin, dhe kemi një miqësi të fortë dhe do ta kemi gjithmonë.”

Regan publikoi gjithashtu një foto selfie të saj dhe Romeos duke pozuar së bashku teksa konfirmoi ndarjen në faqen e saj në Instagram.

“Ky është Ro, ne jemi rritur me njëri-tjetrin që në moshën 16 vjeçare!!”, ka shkruar ajo.

Romeo iu bashkua Brentfordit vitin e kaluar nga Inter Miami – ekipi amerikan në pronësi të babait të tij.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Si më poshtëron ashtu”/ Ilnisa debaton me Meritonin, “molla e sherrit” Sara Karaj
lexo artikullin