Futbolli kosovar në dorë të një gjermani: kush është Franco Foda?
Franco Foda është trajneri i ri i ekipit të futbollit të Kosovës.
Trajneri nga Gjermania është prezantuar në konferencën për media të Federatës së Futbollit të Kosovës (FSK) me kreun Agim Ademi që tha se Foda ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe se prej tij pret rezultate të rëndësishme.
Ademi ka deklaruar se trajneri gjerman do ta ketë dorë të lirë për të vendosur.
“Shpresojmë që Foda të jetë një trajner që do të mbetet i shkruar në historinë e Kosovës, që të kualifikohet në garën e madhe”, tha Ademi.
Foda, i cili do të ketë katër asistentë, u shpreh optimist se do të arrijë sukses me ekipin e Kosovës.
“Mezi pres sfidën e re dhe jam optimist se do të kemi sukses së bashku. Jemi duke u përgatitur për ndeshjet e marsit”, tha Foda.
Trajneri 57-vjeçar gjerman theksoi se e kishte shumë të lehtë të vendoste për Kosovën pasi erdhi në Prishtinë.
Foda, i cili pjesën më të madhe të kohës si trajner e kaloi në Austri, prej shumë vitesh drejton Sturm nga Graci, me të cilin dikur fitoi titullin kampion dhe Kupën e Austrisë, ndërsa për një vit drejtoi edhe Kaiserslautern nga Gjermania.
Nga viti 2018 deri në vitin 2022 ka qenë trajner i kombëtares austriake, me të cilën ka arritur të kalojë nga Liga B në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Kosova ishte pa trajner që nga largimi i trajnerit Primož Gliha, pas përfundimit të ciklit kualifikues për EURO 2024.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip