logo
Fushë Kosova shokon Ballkanin

Fushë Kosova shokon Ballkanin

13 Mars, 2024
15:15

Skuadra e Fushë Kosovës ka befasuar Ballkanin në kuadër të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Të mërkurën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova triumfoi me rezultatin 2:0. Për Fushë Kosovën, kjo është fitorja e dytë në pranverë pas asaj ndaj Dritës.

Me këtë triumf, Fushë Kosova ngrihet në kuotën e 19 pikëve por mbetet e parafundit në tabelë.

Të dy golat e fitores për Fushë Kosovën kundër Ballkanit, i shënoi Alden Shkrel. Ai e kaloi në epërsi Fushë Kosovën në minutën e 11-të, përpara se ta vulos rezultatin e takimit në minutën e 53-të.

Përkundër humbjes nga Fushë Kosova, Ballkani mbetet lider i Superligës me 51 pikë të mbledhura. Për Ballkanin, kjo është humbja e dytë në pranverë dhe e katërta në total këtë edicion.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bardhi pas mbledhjes të grupit të PD-së: S’ka marrëveshje me Ramën, vetëm dialog
lexo artikullin