Francë, futbollisti në koma pas një dëmtimi të rëndë në kokë
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Franca. Sulmuesi i Bordos, Alberth Elis është në koma të shkaktuar, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë në ndeshjen e Ligës 2 franceze kundër Guingamp.
Ndeshja u luajt të shtunën dhe siç raporton L’Eqipue, vetëm tridhjetë sekonda pas fillimit të lojës, sulmuesi i kombëtares sw Hondurasit ka përfunduar në spital pasi është përplasur me mbrojtësin e kundërshtar Donatien Gomis.
Shokët e skuadrës së Elis panë të tronditur teksa mjekët përpiqeshin ta ndihmonin. Portieri i Bordeaux, Kalle Johnsson gati sa nuk qau.
“E përjetova këtë për herë të parë në karrierën time. Është e vështirë. Doja të qaja. Në pjesën e parë na thanë se ishte zgjuar, por ne nuk dimë asgjë për momentin. Do të shohim”, tha portieri i Bordeuaux pas ndeshjes.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip