logo
Franca do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë

Franca do të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutë

3 Mars, 2024
21:39

Franca po përgatitet të bëhet vendi i parë në botë që vendos të drejtën e abortit në kushtetutën e saj.

Të hënën, parlamentarët e dhomave të sipërme dhe të poshtme do të takohen në seancë speciale në Pallatin e Versajës, të thirrur nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron, shkruan BBC.

Nëse, siç pritej, ata votojnë për mocionin e qeverisë me një shumicë prej tre të pestave, atëherë kushtetuta e vendit e vitit 1958 do të rishikohet për të garantuar “lirinë e garantuar” të grave për të abortuar.

Ky do të jetë ndryshimi i 25-të i dokumentit themelues të Republikës së Pestë dhe i pari që nga viti 2008.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Berlini kritika ndaj Rusisë pas publikimit të audio regjistrimit
lexo artikullin