Foto/ Manaj dhe Ernest Muçi zgjidhen në formacionin e javës në Superligën turke
Edin Dzeko në krye të listës me 18 gola dhe më pas Manaj, Icardi dhe Thiam janë në kuotën 14.
Por, interesante do të ishte si duket renditja e golashënuesve në kampionatin turk nëse do të eliminonim penalltitë e shënuara nga këta sulmues?
Atëherë klasifikimi do të ishte ndryshe për shqiptarin Rei Manaj. Ai do të renditej i dyti pas Edin Xhekos që sidoqoftë kryeson me 17 gola dhe më pas vjen shqiptari me 11 gola, duke lënë pas Piatek, Buksa, Thiam me 10 gola dhe Ikardi me 8 rrjeta.
Janë tri 11-metërsha të realizuar nga Manaj deri tani në kampionat, me sulmuesin që do të luftojë deri në fund për golashënuesin më të mirë. Ndërkohë paraqitjet e mira shpërblehen.
Ndeshja e fundit e pa Manaj të shënonte një gol shumë të bukur me një lëvizje tipike sulmuesi, e realizuar ndaj Pendiksorit të Endri Çekiçit. Lushnjari është zgjedhur për të disfatën herë në formacionin më të mirë të javës.
Jo vetëm Rey Manaj, por një vend në formacionin e javës ka zënë edhe Ernest Muçi.
Fantazisti i Besiktas arriti të realizojë një gol shumë të bukur në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Istanbulsporit dhe në ndeshjen e tretë me gjigandët turk, ka arritur të pozicionohet mes më të mirëve të javës.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip