Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Baku se fakti që ai ishte në mesin e 15 liderëve të parë botërorë me të cilët foli presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ishte një sukses i madh për Serbinë.
“Trump e njeh Serbinë shumë mirë, veçanërisht Elon Musk që ishte me të. Të jesh në mesin e 15 liderëve botërorë me të cilët foli Trump është një sukses i madh për vendin tonë” – u tha Vuçiç gazetarëve.
Vuçiq ka theksuar se Serbia duhet të jetë më e mirë nga bisedime te tilla dhe se duhet të bëjë gjithçka për Serbinë dhe përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.
I pyetur se çfarë do të thotë fitorja e Trump në zgjedhjet amerikane, ai u përgjigj se mendon se është e rëndësishme që ka pasur një ndryshim në Amerikë.
“Mendoj se fitorja e tij solli një rreze shprese në botë”, nënvizoi Vuçiq.
Nga ana tjeter, Drejtori i Zyrës për Kosovën ne parlamentin serb, Petar Petkoviq, tha se vëmendja me të cilën mediat dhe politikanët e Prishtinës ndoqën bisedën mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, flet më së miri për shqetësimin dhe zilinë që mbretëron në radhët e tyre.
“Vuçiq ishte ndër 10 liderët e parë botërorë me të cilët foli Trump, që është një tregues i reputacionit të vendit tonë si dhe një shenjë e qartë e zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve serbo-amerikane. Kjo është arsyeja pse ka panik të përgjithshëm në Prishtinë” – theksoi Petkovic