logo
Fevziu: Rama nuk merret me administrimin e vendit, por me punët ndërkombëtare

Fevziu: Rama nuk merret me administrimin e vendit, por me punët ndërkombëtare

5 Mars, 2024
2:47

Blendi Fevziu e ka komentuar Kryeministrin Edi Rama si dikush që nuk merret me administrimin e vendit por me punët ndërkombëtare.

I pyetur në MCN në emisionin “Të paekspozuarit”, për angazhimin e kryeministrit Edi Rama në samite ndërkombëtare, siç ishin edhe këto dy të fundit të mbajtur në Tiranë, Fevziu tha se ato nuk nuk janë problem dhe se janë lajme pozitive jo vetëm për Ramën. Por Fevziu tha se Rama nuk po merret me administrimin e vendit dhe ky është problemi kryesor.

“Nëse më pyet mua që a ka problem që bëhen samite unë them jo. Nuk është lajm pozitiv vetëm për Edi Ramën.

Që Rama nuk merret me administrimin e Shqipërisë kjo është e dukshme. Ai iu ka deleguar detyrat të tjerëve. Merret me gjëra ndërkombëtare. Kjo është jeta e tij. Shumë njerëzve u rri i vogël kostumi i vendit. Edhe Nano e kishte. Disa kryeministra të vendeve janë aparatiçikë të rëndomtë, por kanë pas ekonomi të mëdha, biznese të fuqishme.  

Administrimi i vendit është problemi kryesor i vendit. E ka ndihmuar rritja e turizmit. Ka ndikuar te njerëzit që nuk rrimë më aq shumë më kafe. Por problemi është se çfarë do të bëjë me ritmet normale të zhvillimit. Kur moda të ikë pas 4-5 vjetësh, a do të jeta Shqipëria një vend që do të bëjë ekonomi normale?”-tha Fevziu.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gjokutaj për rastin e Gjokajt: Reforma s’ka funksionuar, do dalin raste të tjera
lexo artikullin