logo
Festimet e Ditës së Verës, ja si devijohet trafiku në Tiranë!

Festimet e Ditës së Verës, ja si devijohet trafiku në Tiranë!

13 Mars, 2024
10:24

Tirana është bërë gati për festimet masive të Ditës së Verës, që shënohet më 14 mars dhe është ditë pushimi. Siç dihet, Elbasani dhe kryeqyteti janë epiqendra të kremtimeve. Me këtë rast, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme,  me muzikë, art, lojëra dhe argëtim duke menduar për të gjitha moshat.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Nëse vuani nga anemia konsumoni mandarina, arsyet jua themi ne!
lexo artikullin