logo
F1/ Dyshja Verstapen-Perez në podium, ndjek Ferrari

F1/ Dyshja Verstapen-Perez në podium, ndjek Ferrari

2 Mars, 2024
21:06

Nuk ka histori në garën e parë të sezonit të ri të Formula 1, teksa motorët e skuderive pjesëmarrëse u ndezën në pistën e Sakhir, në Bahrein.

Kampionët e Red Bull e kanë nisur sezonin 2024 aty ku e lanë në 2023, me Max Verstappen që ka demonstruar superioritetin në asfalt, duke u arratisur menjëherë nga rivalët.

Kampioni holandez nuk shkëlqeu i vetëm pasi shoku i tij i skuadrës Sergio Perez fitoi brenda pak kthesash pozicionin e dytë, të cilin e ruajti deri në fund të garës.

Në krahun tjetë, gota duhet thënë se ishte gjysmë plot e gjysmë bosh për Ferrarin, pavarësisht pritshmërive të larta të kokëkuqes italine.

Carlos Sainz kap vendin e tretë të podiumit me një pjesë të parë agresive të garës dhe disa parakalime në dëm të shokut të skuadrës Charles Leclerc, i cili vetëm në fund rimburson një performancë të komprometuar nga një problem i bilancit të frenave në SF-24 e tij, duke rrëmbyer vendin e katërt.

Pas tij u rendit George Russell. Gjysma e dytë e dhjetëshes së parë u plotësua nga Lando Norris, Leëis Hamilton, Oscar Piastri, Fernando Alonso dhe Lance Stroll.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vllaznia vijon marshimit drejt kreut, -4 nga Egnatia kryesuese
lexo artikullin