logo
Escobar mban konferencë për media në Bruksel ku pritet të flet për Kosovën

Escobar mban konferencë për media në Bruksel ku pritet të flet për Kosovën

12 Mars, 2024
17:05

Escobar mban konferencë për media në Bruksel ku pritet të flet për Kosovën

Këtë të marte Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar, do të mbajë një konferencë për media ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

GIF Image

“Zëvendësndihmës Sekretari Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai do të ndajë perspektivat nga takimet e tij në Bruksel dhe se si Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë për të thelluar integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Konferenca nis nga ora 15:00 me orën lokale.

Ky deklarim për media i Escobarit i paraprin vizitës së tij në Kosovë këtë javë. Nga data 10-18, përveç Kosovës, ai do të qëndrojë edhe në Belgjikë, Austri dhe Mal të Zi.

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Prezantohen kamionët ushtarak të blerë në Gjermani
lexo artikullin