Erjola i bëri “hallvën e vdekjes” Ilnisës, debat i ashpër në “BBV”
Hallva e bërë nga Erjola për Ilnisën për të treguar në mënyrë simbolike se ajo “ka vdekur” ka shkaktuar debate mes banorëve në Big Brother VIP.
Erjola u shpreh se këtë veprim e ka bërë në shenjë hakmarrje ndaj Ilnisës pas një incidenti që ato kanë pasur ditë më parë në kuzhinë, por edhe për deklaratat e Meritonit, që sipas saj “ai ka lënë të nënkuptohet se ka flirtuar”.
Ky veprim i Erjolës është konsideruar si i turpshëm nga Meritoni, por edhe nga Ilnisa. Kjo e fundit, u shpreh se më e zhgënjyer u ndje nga Juli, që sipas saj është bërë pjesë e kësaj loje.
Pjesë nga debati:
Erjola: Ndryshe nga debatet e mia, këtë herë vendosa të isha e ftohtë, sepse kur kam pasur debatet me Ilnisën i kam mbajtur mend. Kulmi u arrit kur Meritoni la të nënkuptuar se ne kemi pasur një flirt me njëri-tjetrin. Lëndimin që më ka bërë kur më përmendi edukatën që më kanë dhënë prindërit, unë nuk ia harroj. Hallvën unë s’ia bëra për qejf.
Ledion Liço: A e mendove rëndesën e veprimit?
Erjola: Vazhdoj të jem në ankth se e dija se çfarë trazire do të shkaktonte. Unë e di se sa keq janë ndjerë familja ime kur i ka përmendur prindërit. Kjo ishte një hakmarrje. Të jem e sinqertë kam ditë që e mendoj që kur ndodhi incidenti me tiganin. Më ka lënduar.
Ilnisa: Sa qesharake.
Meritoni: Pesë minuta më herët i thash që jena shokë, por kur doli nga vetja u stepa. Përtej kësaj, Erjola nuk ka flirtuar. Unë kam pasur relatë me shoqen e Erjolës.
Erjola: Thuaja asaj që nis telenovelat. Do të lërë telenovelat hapur. Mos i përmend më se kemi familje jashtë.
Ledion Liço: Familje që ti si mendove kur bëre veprimin Erjola.
Meritoni: Mesazhin e hakmarrjes që transmetove jashtë është e ulët.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip