Erdogan paralajmëron tërheqjen nga politika
Një referencë të qartë për të ardhmen e tij bëri së fundi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se zgjedhjet lokale që do të mbahen pas pak ditësh, më 31 mars, do të jenë të fundit për të.
Këtë të premte ai deklaroi në një tubim: “Këto zgjedhje do të jenë të fundit për mua me autoritetin që më jep ligji”.
Ai shtoi gjithashtu se “rezultati do të jetë një transferim i besimit tek vëllezërit e mi që do të vijnë pas meje”.
Mandati i Erdoganit si president përfundon në vitin 2028, ndërsa zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor do të mbahen në vitin 2029.
Erdogan është në pushtet që në vitin 2002, duke e nxjerrë Turqinë nga periferia në qendër të zhvillimeve globale, si dhe duke i dhënë një tjetër dimension fuqie ekonomike, ushtarake e gjeopolitike.
Pyetja kryesore në këtë rast është se kush do e pasojë? Emri më afër tipologjisë dhe frymës së tij është ministri i Jashtëm aktual, Fidan Hakan.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip