EMRI/ E përplas një 18-vjeçar me makinë, vdes shqiptarja në Itali
Një shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar mbrëmjen e të hënës, rreth orës 21:00, në Villafranca të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se viktima është shtetasja Edmonda Beka, 42 vjeçe që jetonte në Vigone. Bëhet me dije se në momentin kur ka zbritur nga makina e saj, shqiptarja është përplasur nga një mjet tjetër që drejtohej nga një shofer fillestar, 18-vjeçar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren. Mjeku që ndodhej në bordin e helikopterit vetëm sa konfirmoi se vajza kishte ndërruar jetë.
Autoritetet policore italiane po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit që i morën jetën shqiptares.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip