logo
Emisarët në dy kryeqytete/ Njëri në kërkim të partnerëve, tjetri në kërkim të përgjigjeve

Emisarët në dy kryeqytete/ Njëri në kërkim të partnerëve, tjetri në kërkim të përgjigjeve

12 Mars, 2024
14:27

Dy top-diplomatët perëndimorë që mbajnë mbi shpinë barrën kryesore në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të qëndrojnë gjatë javës në Prishtinë dhe Beograd në kuadër të përpjekjeve perëndimore për t’i dhënë fund krizës aktuale rreth çështjes dinarit dhe rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve midis dy fqinjëve armiqësorë.

Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobal, gjatë javës do të qëndrojë në Prishtinë për të diskutuar mbi rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, nëpërmjet së cilës synohet të dalë nga përdorimi dinari serb, duke specifikuar se valuta e vetme ligjore është euro

Vizita e Escobarit vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis autoriteteve kosovare dhe administratës amerikane janë pothuajse në gradën e fundit. Madje, zyrtarë amerikanë paralajmëruan pasoja.

Në këtë sfond edhe Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, gjatë javës pritet te ketë në agjendën e maratonës diplomatike këtë çështje. Ai pritet të qëndroj në Beograd gjatë kësaj jave, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por duke mos zbuluar agjendën e plotë të diplomatit sllovak.

Përderisa terreni i kërkimit të madh për “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë, mbetet për t’u parë nëse lista e skenarëve të dhunës që mund të rezultojnë për shkak çështjes së dinarit dhe tensioneve ekzistuese ose nënprodukteve të “pasioneve maniçeane” do të zgjerohet apo do të arrihet një kompromis në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Qeveria dhe BSH duhet të bëjnë më shumë për të frenuar skemën piramidale të mikrokreditit
lexo artikullin