Emërohet kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (EMRI)
Klevis Qose është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas vendit të lënë bosh nga i dorëhequri Admir Abrija.
Burime bëjnë me dije se prezantimi i Klevis Qoses në krye të burgjeve do të bëhet sot rreth orës 15:00 para stafit nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Propozimi për emërimin e Klevis Qoses në krye të burgjeve është bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Më herët, Qose ka qenë në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Birgjeve (SHKKB), pra është pjesë e sistemit në fjalë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip