logo
Egnatia-Dinamo mbyllet pa fitues, Skënderbeu përfiton dhe ngjitet në “Final Four”

Egnatia-Dinamo mbyllet pa fitues, Skënderbeu përfiton dhe ngjitet në “Final Four”

1 Mars, 2024
17:52

Egnatia dhe Dinamo janë ndarë në barazim 1-1, sfidë e zhvilluar në Rrogozhinë.

Edhe pse të dyja skuadrat kishin si qëllim fitoren, asnjëra prej tyre nuk arriti të dilte me tre pikët nga kjo përballje interesante.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Egnatias, pasi në minutën e 50’ ishte Zejnullai i cili gjeti golin. Barazimi nga kryeqytetasit nuk vonoi shumë, me Kaçorrin që gjeti golin e baraspeshës në minutën e 63’.

Me këtë rezultat, Egnatia mbetet në vendin e parë me 50 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e pestë me 36 pikë.

Nga ana tjetër, në përballjen mes Laçit dhe Skënderbeut, korçarët kanë arritur të bëjnë mrekullinë në “frymën e fundit”.

Skënderbeu gjeti golin e fitores për rezultatin 0-1 në minutën e 89’, me Nikaj i cili ndëshkoi kurbinasit. Me këtë rezultat të arritur në Laç, kurbinasit ndodhen në vendin e shtatë me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë.

Klasifikimi:

Egnatia-Dinamo mbyllet pa fitues, Skënderbeu përfiton dhe ngjitet në “Final Four”

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Franko Burraj siguron gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, i pari shqiptar në këtë fazë
lexo artikullin