E veshur me fustan nusërie, ish-banorja e “Big Brother VIP” i jep fund beqarisë?
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi modelja ka nxitur aludimet e publikut se së shpeti ajo do ti japë fund beqarisë.
Juliana ka postuar në InstaStory një foto ku kishte veshur një fustan të bardhë nusërie, teksa krahas saj shkruan: “Mezi po pres”.
Megjithatë Juliana është mjaft diskrete përsa i përket jetës së saj personale dhe nuk dihet nëse së shpejti do ti japë fund beqarisë apo kemi të bëjmë me një ndër projektet e saj si modele.
Burimi: blogin.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip