E turpshme! Shqipëria i kërkon ndihmë Kosovës për të gjetur trupin e 65-vjeçarit nga Mitrovica që dyshohet se u mbyt në Bunë
Mëse 4 vite pasi qeveria e Ramës i kërkoi ndihmë Kosovës për të gjetur me qen të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, turpi është pësëritur me të njëjtën përmasë.
“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
📸 Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/p/obsSibSqpZBi5k5e/?mibextid=WC7FNe
Më 17 dhjetor, 65-vjeçari nga Kosova dyshohet se është mbytur në lumin Buna. H. S., banues në Mitrovicë, rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe kërkuan trupin e 65-vjeçarit. Por edhe pas 5 ditëve ai nuk u gjet edhe pas ardhjes së polumbarëve të RENEA-s dhe sot shpresa është te FSK-ja e Kosovës. Dhe të mendosh që Shqipëria ka një ushtri të themeluar 111 vite më parë, bashkë me shtetin e pavarur, ndërsa Kosova e shpalli pavarësinë rreth 15 vite më parë.
Burimi: tiranatoday.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip