logo
E tradhëtoi nervozizmi, i riu shqiptar kapet me furgonin plot me drogë në Itali/ EMRI

E tradhëtoi nervozizmi, i riu shqiptar kapet me furgonin plot me drogë në Itali/ EMRI

2 Mars, 2024
22:52

Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane teksa ishte duke drejtuar një furgon të mbushur me lëndë narkotike.

Ariet Prendi u arrestua nga karabinierët e Leçes pasi gjatë një kontrolli në furgonin që ai drejtonte u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi dhe disa gramë kokainë.

Në momentin e kontrollit, 25-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi duke tërhequr vëmendjen e efektivëve. Më pas policia vijoi me kontrollin e plotë të mjetit, duke përfshirë dhe kontrollin me qen antidrogë. Qentë nuhatën lëndën narkotike në dysheme.

Brenda një pjese të sajuar, u gjetën 26 kilogramë hashash, 17 gramë marihuanë dhe 8 gramë kokainë.

Droga u sekuestrua dhe i riu shqiptar u dërgua në burgun e Barit me urdhër të Prokurorisë Publike.

Policia italiane vijon ende hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Sulmoi stafin e spitalit, britaniku: Thikën e mbaj për t’u mbrojtur nga një trafikant shqiptar
lexo artikullin