logo
Dyert përtokë, si është shkatërruar banesa pranë vatrës së shpërthimit në Lushnje

Dyert përtokë, si është shkatërruar banesa pranë vatrës së shpërthimit në Lushnje

1 Mars, 2024
23:52

Në video tregohen pamjet e një banese e cila është dëmtuar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Lushnjë, që la të vdekur babë e bir dhe 6 të tjerë të plagosur.

Dyert, dritaret dhe orenditë janë dëmtuar si pasojë e ngjarjes. Fuqia e shpërthimit ka shkulur dritaret dhe dyert, duke i hedhur përtokë.

Në atë shtëpi jetonin tetë persona, të cilët kanë treguar se në momentin e shpërthimit kanë qenë në banesë, raporton “TCH”, që ka publikuar edhe pamjet.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike asnjëri prej tyre, por e kanë ndjerë tronditjen e fortë.

Dëmtime ka pësuar edhe fasada.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Materiale të shkatërruara dhe xhama të thërrmuar, çfarë ka mbetur pas nga shpërthimi
lexo artikullin