logo
Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, si paraqitet gjendja e të plagosurve

Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm në Lushnje, si paraqitet gjendja e të plagosurve

3 Mars, 2024
12:19

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga shpërthimi që u regjistrua pasditen e së premtes në një magazinë në Lushnje.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, 3 nga personat e plagosur vazhdojnë të qëndrojnë në spital, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Sokol Lumi dhe Bujar Çela, ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës, ndërsa në Lushnje ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Nga raportimet e deritanishme thuhet se gjendja e tyre është stabilizuar, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa tha se ‘është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi’, raporton News24.

Sakaq ditën e djeshme Prokuroria nisi hetimet në dy pista.  Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Arrestohet hajduti i bizhuterive në Kuçovë
lexo artikullin