logo
Drogë brenda burgut grek, zbulohet grupi i shqiptarit të dënuar për vrasje – EMRI

Drogë brenda burgut grek, zbulohet grupi i shqiptarit të dënuar për vrasje – EMRI

4 Mars, 2024
18:09

Një grup që tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas në Greqi, është zbuluar nga policia, dhe në pranga kanë rënë 7 persona.

Mediat vendase shkruajnë se koka e grupit ishte një 41 vjeçar nga Berati, Olti Dulçe, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasje.

Si shpërndahej droga?

Dulçe kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut ia dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke ia dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të.

Ky i fundit më pas ia dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut. Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregëtia e drogës.

Çfarë u zbulua gjatë kontrollit?

Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi.

Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram cannabis, 2 cigare duhan e përzier me cannabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë. Policia greke ka arritur të vërë në pranga të 7 anëtarët e grupit kriminal./Thessaliannews.gr

 

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gjermania lehtëson kriteret për punësim, ekspertët: Po ikin profesionistët!
lexo artikullin