logo
Droga shitet “sheshit”, policia shkurton strukturën e narkotikëve në Tiranë

Droga shitet “sheshit”, policia shkurton strukturën e narkotikëve në Tiranë

2 Mars, 2024
16:01

Sektori i Hetimit të Narkotikëve, e cila është struktura me e rëndësishme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka pësuar ndryshime në organikën e saj.

Sipas një shkrese që “Ora News” ka siguruar, rezulton se në këtë sektor është marrë urdhri për shkurtimin e 5 agjentëve.

Në shkresën, e cila mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, njoftohet largimi i tyre, por pa dhënë arsyen pse do ndodh ky shkurtim.

Ndërkohë, në sektorët e tjera të Drejtorisë së Tiranës organika nuk ka ndryshuar.

Vetëm në më pak së një vit sektori i Narkotikëve ka kryer operacione, përgjime dhe blerje të stimuluar duke sekuestruar marijuanë, kokainë, heroinë dhe ekstazi.

Po ashtu, në më pak së një vit mbi 200 persona u arrestuan dhe proceduan për shitje të lëndëve narkotike.

Me largimin e 5 agjentëve, numri i forcave policore tek Antidroga shkon në 10.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ballkani i kthehet fitoreve, Llapi i qëndron pranë, Drita dorëzohet ndaj Fushë Kosovës
lexo artikullin