logo
Do kalonin kufirin me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy turq në Rinas

Do kalonin kufirin me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy turq në Rinas

13 Mars, 2024
17:21

Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

Autoritetet policore greke raportojnë se në pranga janë vënë shtetasit M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

“Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet në Tiranë 26-vjeçari
lexo artikullin