Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka dhënë detaje për politikën e jashtme të administratës së tij të ardhshme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, bisedat e tij të para me udhëheqës ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhje, tregojnë se ai synon të përmbushë zotimet për t’i dhënë fund shpejt konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe agresioni rus në Ukrainë, do të jenë objektivat e parë të politikës së jashtme të Uashingtonit kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.