“Do hidhet në erë ura e Krimesë”, dalin përgjimet e personelit ushtarak! Rusia thërret ambasadorin gjerman
Ambasadori i Gjermanisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse të hënën për diskutuar dhe shpjeguar situatën pas rrjedhjes së informacionit nga personeli i lartë ushtarak, ku flitej për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Alexander Graf Lamsdorff mbërriti në Ministrinë e Jashtme pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për koment, sipas raporteve të agjencive ruse të lajmeve.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka akuzuar Rusinë se po zhvillon “një luftë informacioni” kundër Gjermanisë, duke përgjuar dhe më pas duke zbuluar një takim tejet të rëndësishëm dhe me informacione të ndjeshme, që u zhvillua mes oficerëve të nivelit të lartë ushtarak të ushtrisë gjermane. Në këtë takim flitej për luftën në Ukrainë dhe mundësinë për t’i ardhur në ndihmë me mjete luftarake.
Por nga ana tjetër Rusia ka akuzuar Gjermaninë, të mbështetur edhe nga aleatët e saj, për planifikimin e një lufte gjithëpërfshirëse kundër Rusisë.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se diskutimet e zbuluara treguan se dëshira për luftë në Evropë “mbetet ende shumë e lartë” dhe qëllimi është të sigurohet “disfata strategjike e Rusisë në fushën e betejës”.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev komentoi se: “Gjermania po planifikon një luftë me Rusinë”.
Pistorius i hodhi poshtë reagimet duke i cilësuar si “plotësisht absurde”, duke akuzuar nga ana tjetër Moskën se dëshiron të ngjallë mosbesim dhe përçarje në Gjermani.
Në konferencën telefonike, katër oficerë, mes tyre kreu i Forcave Ajrore i Gjermanisë, Ingo Gerhartz, përgatiten për një diskutim me ministrin e mbrojtjes Pistorius rreth vendosjes së mundshme të raketave Taurus në Ukrainë, duke arritur në përfundimin se një dorëzim i shpejtë dhe përdorimi i raketat në të ardhmen e afërt do të ishin të mundshme vetëm nëse do të përfshiheshin ushtarë gjermanë.
Oficerët diskutuan gjithashtu mundësinë e përdorimit të raketave për të shkatërruar urën e ndërtuar nga Rusia që lidh gadishullin e aneksuar ilegalisht të Krimesë dhe Rusinë.
Javën e kaluar, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, përjashtoi dërgimin e raketave Taurus sepse ai tha se operacioni do të përfshinte dërgimin e trupave gjermane në Ukrainë.
Ai tha: “Ushtarët gjermanë në asnjë moment dhe në asnjë vend nuk mund të lidhen me objektivat që arrin ky sistem (Tarus). As në Gjermani”.
Ndërsa qeveria gjermane po përpiqet të përballet me pasojat e rrjedhjes, me pyetjet e bëra në lidhje me sigurinë e komunikimeve të saj të brendshme dhe spekulimet mbi diskutimet e tjera që Rusia ka qenë në gjendje të dëgjojë, ekspertët e politikës së mbrojtjes thanë se komunikimi i përgjuar kishte për qëllim të minojë strategjinë e Gjermanisë për Ukrainën
Roderich Kieseëette, eksperti i mbrojtjes, tha se rrjedhja e informacionit ishte kryer “me qëllim që të devijonte bisedën publike” nga çështje të tjera, duke përfshirë vdekjen e Alexei Navalny.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip