Dita e 6-shtë, qytetarët sërish protestë para banesës së Berishës
Edhe pasditën e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të gjashtën ditë për të protestuar para banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të këtij të fundit.
Deputetja Lindita Metaliaj gjatë fjalës së saj është shprehur se ndaj ish-kryeministrit është bërë një gjyq politik dhe kjo tregon tmerrin që ka kapur kryeministrin Edi Rama.
“Lezha është me ty. Gjyqi politik tregon qartë tmerrin që ka kapluar Ramën.O sot o kurrë do largojmë regjimin e Edi Ramës. Ne jemi misionarët e lirisë. Do jemi ne që do largojmë Edi Ramën dhe regjimin kriminal të Ramës”, tha Metaliaj.
Ndërsa nga ana tjetër Luan Baçi u shpreh se, nuk do të ketë tërheqje nga misioni i PD-së.
Burimi: tiranatoday.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip