logo
Disa ushtrime të jogas të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë!

Disa ushtrime të jogas të cilat do t’ju ndihmojnë të humbni peshë!

5 Mars, 2024
9:55

Humbja në peshë në mënyrë të shëndetshme mund të kërkojë angazhim të madh por mos u dorëzoni! Nëse jeni duke kërkuar të transformoni trupin me një ritëm më të shpejt është e rëndësishme të zgjidhni edhe ushtrimet. Edhe pse joga kërkon shumë punë, sa të mësoheni me të do t’i gëzoheni efekteve të mahnitshme që sjell ky sport në shëndetin mendor dhe fizik.

Shkolla Mjekësore e Harvardit pranon se përfitimet e përgjithshme të jogës nuk lidhen vetëm me meditimin. Në fakt, përfitimet e jogës mund të përfshijnë edhe shkaktimin indirekt të humbjes së peshës duke promovuar një mënyrë të ndërgjegjshme të të ushqyerit që çon në një marrëdhënie më pozitive me ushqimin.

Ndër të mirat shëndetësore që sjell joga janë relaksim i mendjes, nivele më të vogla të stresit, muskuj të tonifikuar dhe forcuar, heqje e dhjamit dhe trup më të zgjatur. Ndërkaq, rikujtojmë se për të mbetur më lehtë shtatzënë, disa ekspertë shpjegojnë se joga mund të jetë përgjigjja. Joga është krijuar 5,000 vite më parë në Indi dhe përfshinë disa lloje siç janë Hartha, Vinyasa dhe Ashtanga, ndërkaq kohëve të fundit është përfolur si një nga mënyrat natyrale të shërimit për gratë që kanë probleme me fekondimin.

Në përgjithësi kur praktikojmë joga, na ndihmon të hyjmë në sistemin nervor parasimatetik, çka na ndihmon në pushim dhe tretje, jo vetëm në ushqim dhe gjithashtu përmirësimin e sistemit imunitar, disponim dhe na ndihmon që të flemë më mirë. Claire është themeluese e klasave të jogave për gratë shtatzëna dhe ajo shpjegon se joga ndihmon në problemet me fertilitetin. Ekspertja nuk rekomandon të praktikohet joga e llojit Bikram, e cila bëhet në dhoma të nxehta deri në 40 gradë celsius.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Niko Peleshi thërritet nga SPAK
lexo artikullin