Një makinë tip “BMW X5” ka marrë flakë në Vlorë rreth mesnatës në lagjen “24 maji”. Makina është në pronësi të Andi Selmanaj dhe ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia po heton ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.