logo
Dështon armëpushimi në Gaza

Dështon armëpushimi në Gaza

3 Mars, 2024
21:32

Armëpushimi i shumëpritur midis Izraelit dhe Hamasit ka dështuar. Shkak u bë mungesa e delegacionit të Izraelit në bisedimet në Kajro. Një zyrtar izraelit i tha medias “Times of Israel”, se Hamasi refuzoi të dorëzonte listën e pengjeve të gjallë dhe të tregonte se sa të burgosur palestinezë duhet të lirojë Izraeli për çdo peng të liruar, ashtu siç edhe është kërkuar nga izraelitët.

Sipas një raporti të cituar nga “Politico”, Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim gjashtë-javor dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që do të lejonte që ndihma shumë të nevojshme të shkonin në Gaza në kohën e Ramazanit, por marrëveshja, sipas disa zyrtarëve izraelit nuk do të realizohet, të paktën në momentin e afërt.

Dështimi i negociatave, i parapriu sulmi i fuqishëm në Gaza, përtej kufirit me Izraelin jugor të dielën, ku si pasojë, pjesa veriore e Rripit të Gazës është shkatërruar në masë të madhe pas rreth pesë muajsh të një fushate ajrore dhe tokësore izraelite që ka shkatërruar një pjesë të enklavës së mbushur me njerëz të cilët i ikin luftës dhe e i ka çuar ata në kufirin ecurisë ekstreme.

OKB dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë, me të cilin përballet një e katërta e palestinezëve nëse nuk ndërpriten luftimet. Ndërkohë, trysnia për arritjen e një armëpushimi është rritur edhe nga brenda shtetit të Izraelit.

Mijëra izraelitë në Tel Aviv morën pjesë të dielën në një protestë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe trajtimit të qeverisë së tij të luftës me Hamasin. Protestuesit u mblodhën në kryqëzimin e qytetit Kaplan duke kënduar dhe brohoritur slogane anti-qeveritare.

Shumë kërkuan që kryeministri të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e 134 pengjeve që mbahen në Gaza nga militantët palestinezë.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Marrëveshja me Italinë, edhe Gjermania e interesuar për të sjellë refugjatë në Shqipëri
lexo artikullin