logo
Dëborë në pranverë! Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit përgjatë javës

Dëborë në pranverë! Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit përgjatë javës

4 Mars, 2024
14:02

Dëborë në pranverë, kështu parashikohet të jetë moti përgjatë kësaj jave.

Sipas MeteoAlb, edhe pse dita e hënë ka nisur me temperatura të larta, pritet që gjatë pasdites të ketë zhvillime të vranësirave dhe reshje shiu, ku herë pas here do të jenë në formën e shtrëngatave. Ndërsa në zonat lindore dhe ato juglindore priten reshje dëbore. Sakaq në fundjavë pritet përmirësim të kushteve të motit.

Dëborë në paraverë. Dita e sotme edhe pse ka nisur me diell, me temperatura të larta, pritet që gjatë pasdites të kemi zhvillime të vranësirave duke sjellë reshje. Reshjet më së shumti do të jenë në zonat jugore dhe juglindore, më pas do të përfshihet i gjithë territori. Po ashtu do të ketë shira në formë shtrëngate dhe shkarkesa elektrike. Parashikohet që sot gjatë natës të rikthehet dëbora në zonën lidore dhe jug-lindore. Pritet që trashësia e dëborës në zonat e thella të shkojë deri në 15-20 centimetra.

Ndërkohë dita e martë do të sjellë temperatura më të ulëta, me 4-5 gradë Celsius. Dita e mërkurë do ketë intervale kthjellime, vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore. Pritet një fuqizim të ditës së enjte, ndërsa në zonat veriore priten reshje dëbore. Dita e premte dhe fundjava pritet të sjellë përmirësim të temperaturave.

Për sa i përket vendeve të rajonit:

Moti në Kosovë pritet të jetë i jo i qëndrueshëm. Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellë dëborë në të gjithë vendin, me temperaturë -3 deri në 13 gradë Celsius. Dota e premte do të sjellë përmirësim të motit.

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë në ndikimin e kësaj vorbulle me vranësira dhe reshje, ku sot do jenë prezente shtrëngatat. Dita e martë dhe mërkurë do të sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Dita e enjte do të sjellë reshje shiu dhe dëborë, ndërsa dita e premte do të kemi përmirësim të dukshëm të motit.

Nga sot e deri të enjten do të jenë prezente dhe problematike stuhitë e erës herë pas herë. Në Kosovë do të jetë deri në 50km/h, ndërsa në Maqedoninë Veriut pritet të arrijë deri në 60 km/h“, u shpreh meteorologia Lajda Porja.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Po humb shumë vlera”/ Sara K komenton romancën Bardhi-Sara
lexo artikullin